Telegrafi

Reali të shkarkojë Pellegrinin të hënën

Mourinho ka thënë se ai do të largohet nga Interi pas triumfit historik prej 2-0 ndaj Bayernit, duke e udhëhequr Interin drejt një triplete historike. Mourinho dëshiron një sfidë të re me Real Madridin, duke dëshiruar të bëhet trajneri i parë që i fiton tre tituj të Ligës së Kampionëve me tre ekipe të ndryshme.

Para se edhe zyrtarisht ta prezantojnë Mourinhon si trajner të ri, zyrtarët e Realit do të duhet të shkarkojnë Manuel Pellegrinin dhe ta prishin kontratën me të, ndërsa kjo mbetet vetëm çështje orësh. /Telegrafi/