Telegrafi

Reali të sfidojë Barcën për Fabregas

Marca shkruan se Real Madridi dëshiron ta sfidojë Barcelonën, në rast se mesfushori i Liverpoolit, Steven Gerrard, refuzon të kalojë në kryeqytetin spanjoll.

Barcelona nuk ka qenë në gjendje që deri më tani të arrijë një marrëveshje me Arsenalin për mesfushorin 23-vjeçar, ndërsa shuma prej 50 milionë funtesh e kërkuar nga Arsenali, nuk do të ishte problem për bosin e Real Madridit, që ka treguar në të kaluarën se është në gjendje të blejë jashtë çdo parashikimi. /Telegrafi/