Telegrafi

Reali të presë një vit për Ozil

Sipas AS, Real Madridi ka vendosur të tërhiqet nga gara për transferimin e tij këtë verë, pasi që dëshiron të nënshkruajë parakontratë me të në janar. Kontrata aktuale e Ozil skadon në qershor në vitit 2011.

Jose Mourinho dëshiron ta transferojë Ozilin në Madrid, por është i gatshëm që të presë edhe një vit për ta bërë këtë. Për sezonin në vijim, Mourinho është duke llogaritur në Rafael Van der Vaart. /Telegrafi/