Telegrafi

Reali të ofrojë 48 milionë euro dhe Higuainin për Fabregasin

Përveç Realit, në garë për shërbimet e mesfushorit spanjoll është edhe Barcelona, mirëpo Los Blancos janë të gatshëm të përfshijnë në marrëveshje edhe sulmuesin Gonzalo Higuain, për të cilin janë të interesuar Topçinjtë.

Sipas The Sun, Mbretërit do të ofrojnë 48 milionë euro gjatë afatit kalimtar veror, ku do të përfshihet edhe shuma prej 28 milionë eurosh, sa vlen argjentinasi Higuain. /Telegrafi/