Telegrafi

Reali të fillojë bisedimet për Ribery

Mbretërit qe një kohë të gjatë janë të interesuar për mesfushorin francez dhe sipas mediave, ata do të mundohen të tejkalojnë konkurrencën e Chelseat, Manchester Uniedit, Barcelonës dhe Manchester Cityt për të siguruar shërbimet e Ribery.

Sipas njoftimeve, këtë javë Los Blancos do të fillojnë bisedimet me Bayernin, edhe atë pikërisht në takimin e Asociacionit të Klubeve të Evropës

Pritet që në kuvendin e AKE, që mbahet sot dhe nesër në Mançester, presidenti i Realit, Florentino Perez, do të takohet me drejtorin ekzekutiv të bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, për të diskutuar në lidhje me angazhimin e Rinery. /Telegrafi/