Telegrafi

Reali me statistikë të zezë këtë sezon, deri më tani nuk ka realizuar asnjë gol me kokë

Real Madridi nuk ka arritur të triumfoj kundër Tottenham Hotspurs në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kjo ka bërë që të thyejë rekordin e startit më të dobi të këtij shekulli të ri.

Pas barazimit me Tottenhamin, Real Madridi këtë sezon në shtëpi ka shtatë ndeshje, ku ka marr tri fito, tri barazime dhe një humbje.

Në vitin 1998, ata kishin tri fitore, dy barazime dhe dy humbje dhe trajner ishte Guus Hiddink.

Por, këtyre rezultateve zhgënjyese i kanë ndihmuar edhe golat me kokë, përkatësisht madrilenët nuk e kanë realizuar asnjë këtë sezon.

Theksojmë se sezonin e kaluar Los Blancos kishin shënuar plot 40 gola me kokë në të gjitha garat.

Ndryshe, gjatë fundjavës Reali do të takohet me skuadrën e Eibarit rreth orës 20:45. /Telegrafi/