Telegrafi

Reali shumë pranë Di Marias

Mesfushori është lidhur me një kalim te Reali që pas transferimit të Jose Mourinhos te klubi mbretëror. Në fillim spekulohej se Benfica nuk do të hiqte dorë nga klauzola prej 40 milionë eurosh, por rrethanat duket të kenë ndryshuar.

Sipas AS, gjithçka është gati që prej 16 qershorit, ndërsa ka mbetur të firmoset marrëveshja nga presidenti i Benficas, Luis Filipe Vieira, dhe ta raportoj atë te komisioni i sigurisë së tregut portugez, që do të ndodhë vetëm muajin e ardhshëm. /Telegrafi/