Real Madrdi ka barazuar ndaj Las Palmas me rezultat 3-3 në La Liga.
Vendasit ishin më të mirë për një nuancë, por mysafirët befasuan me paraqitje të mirë, duke e vënë Los Blancos në vështirësi të mëdha.
Goli i parë erdhi nga Isco në minutën e tetë, por Las Plamas barazoi pas dy minutash me Dominguez Tanausu dhe me rezultatin 1-1 përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë filloi me kartonin e kuq nga Gareth Bale në minutën e 47-të për sjellje josportive.
Nga kjo mysafirët morën zemër dhe në minutën e 56-të kaluan në epërsi me anë të Jonathan Vieras nga pika e bardhë, ndërsa pas katër minutash shënoi edhe Kevin-Prince Boateng.
Por, me këtë rezultat nuk u pajtua Cristiano Ronaldo, i cili me dy gola të shpejt (86’, 89’) barazoi rezultatin në 3-3 dhe shpëtoi Realin nga humbja.
Pas këtij barazimi Reali bie në pozitën e dytë me 56 pikë, një më pak se Barcelona, por madrilenët kanë një ndeshje më pak. Las Palmas renditën në vendin e 12 me 29 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Zinedine Zidanes është ndaj Eibarit. /Telegrafi/