Telegrafi

Reali shijon kreun e tabelës

Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain ka shënuar dy gola në pjesë të parë të ndeshjes (29’ dhe 42’) për të çuar mbretërit të qetë në pauzën mes pjesëve.

Me të filluar pjesa e dytë vendasit ngushtuan disavantazhin me anë të Ayoze (46’), por nuk zgjati shumë dhe pas dy minutash tjera Kaka shënoi golin e tretë për Real Madridin (48’).

Të zgjedhurit e trajnerit Manuel Pellegrini nuk u dorëzuan me kaq dhe shënuan edhe dy gola të tjerë. Në listën e shënuesve nuk mungoi Cristinao Ronaldo i cili ishte i saktë nga pika e bardhë (80’), ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes, rezultatin e vulosi zëvendësuesi Raul (90’).

Me tre pikët e reja Reali merr kreun e tabelës së La Liga me një pikë më shumë se Barcelona, që më vonë ka shansin ta rikthejë atë nëse shënon fitore ndaj Malagas./Telegrafi/