Telegrafi

Reali rikthehet te fitoret në La Liga, mposhtë Betisin në udhëtim

Real Madrid ka marrë fitoren e dytë në edicionin e ri të La Ligas.

Gjiganti spanjoll ka triumfuar me rezultat minimal 0-1 në udhëtim te Real Betis.

Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë për madrilenët, ku falë një goli nga Dani Carvajal në pjesën e dytë kanë triumfuar.

Përkundër rasteve të mira nga të dyja skuadrat, 45 minutat e para nuk prodhuan gola dhe përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.

Skuadra e Carlo Ancelottit e nisi furishëm pjesën e dytë, ku Karim Benzema shënoi në minutën e 53-të, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Megjithatë tetë minuta më vonë, mbrojtësi i djathtë Dani Carvajal doli në skenë duke realizuar një gol të bukur për 0-1.

Goli i minutës së 63-të nga Carvajal doli të jetë i vetmi në këtë takim dhe i fitores për madrilenët, pasi përkundër rasteve të mira që kishin dy skuadrat në vazhdim më gola nuk pati.

Kësisoj Real Madridi mori një fitore të vuajtur, por shumë të rëndësishme te Betis.

Me këto tri pikë, Los Blancos ngjiten në vendin e parë me shtatë pikë pas tri xhirove.

Ndeshjen e radhës, Real Madridi do ta luaj në shtëpi, e para për këtë edicion ku do të jetë nikoqir i Celta Vigos.

Në anën tjetër Real Betis në xhiron e katërt të La Ligas do të përballet me Granadan në udhëtim. /Telegrafi/