Telegrafi

Reali rikthehet kah Maicon

Corriere dello Sport shkruan se Reali dëshiron të ofrojë 30 milionë funte për mbrojtësin brazilian.

Drejtuesit e Realit planifikojnë ta zhvendosin Sergio Ramos nga mbrojtësi i djathtë në mbrojtës të qendrës, pas lëndimit të Pepe dhe planifikojnë ta angazhojnë yllin e Interit.

Maicon është caku kryesor i Realit, me mbrojtësin e Schalkes, Rafinha, dhe atë të Chelseat, Branislav Ivanovic, që po ashtu mendohen si opsione nga klubi mbretëror./Telegrafi/