Real Madridi ka shprehur ngushëllime për sulmin në Irak, gjatë të cilit u vranë 16 tifozë të klubit spanjoll.
“Klubi shpreh pikëllimin dhe ngushëllon familjet dhe shokët e viktimave”, thuhej në reagimin e Real Madridit.
“Real Madridi solidarizohet me njerëzit, të cilët pësojnë nga padrejtësitë e dhunës ekstreme”.
Lojtarët e Real Madridit në ndeshjen e sotme do të bartin një shirit të zi si shenjë pikëllimi dhe respekti për 16 viktimat të cilët kishin të veshur fanellat e “Mbretërve” në momentin e sulmit.
“Sot gjithë madridistët në mbarë botën qajnë për përkrahësit, të cilët kurrë nuk do të harrohen”, thuhej në deklaratën e Realit.