Telegrafi

Reali prezantoi pasardhësin e Pepes: Është kënaqësi të vesh fanellën e Madridit

Real Madridi ka rikthyer në radhët e veta mbrojtësin Jesus Vallejon.

Spanjolli ishte i huazuar te skuadra gjermane e Eintracht Frankfurtit, ku pati paraqitje të mira në Bundesliga.

“Është nder i madh të luajë me fanellën që e ka bart Pepe. Kjo është një sfidë e re për mua dhe jam i kënaqur të jem pjesë e Madridit. Do të mundohem ta ndihmojë skuadrën të fitoj tituj edhe sezonin e ardhshëm”, ka thënë Vallejo.

Ai ishte blerë nga Zaragoza në vitin 2015 dhe më pas ishte huazuar te ekipi elitar gjerman.

Futbollisti 21-vjeçar ka shkëlqyer me kombëtaren e Spanjën në kampionatin evropian për grupmoshat deri 21 vjet.