Telegrafi

Reali pret 25 mijë tifozë në prezantimin e Ronaldos

Los Blancos presin që së paku 25.000 tifozë dhe 500 gazetarë të jenë të pranishëm në stadium në ditën e prezantimi të lojtarit më të mirë në botë për vitin 2008.

“Shtëpia e Bardhë” tashmë ka filluar organizmin e ditës së rëndësishme, me ç’rast pritet të thyhen të gjitha rekordet në numrin e tifozëve të pranishëm për zbulimin e ndonjë lojtari.

Rekordin aktual të Realit për numrin e tifozëve të pranishëm në prezantimin e ndonjë lojtari e mban Robinho, me ç’rast ishin grumbulluar 11.000 tifozë, ndërkohë rekordin për numrin e gazetarëve të pranishëm e mban Zinedine Zidane, pasi që gjatë prezantimit të tij ishin të akredituar 400 gazetarë.