Është zbuluar se klubi i Real Madridit është duke e menduar transferimin e lojtarit të Atletico Madrid, Jose Gimenez.
Cadena SER ka raportuar se klubi madrilen ka filluar negociatat për transferimin e mbrojtësit, teksa oferta pritet të bëhet gjatë afatit kalimtar veror.
Klauzola për largimin e futbollistit është 60 milionë euro, ndërsa në anën tjetër, Los Blancos ka përgatitur të hollat për ta përfunduar transferimin e tij.
Për qendërmbrojtësin uruguaian ka shprehu interesim edhe skuadra katalonase e Barcelonës. /Telegrafi/