Telegrafi

Reali me pesë portierë, nxjerr në shitje Zidanen dhe Casillan

Real Madrid janë të gatshëm të shkëpusin kontratat me portierët Luca Zidane dhe Kiko Casilla.

Julen Lopetegui ka mirëpritur ardhjen e portierit të Chelseat, Thibaut Courtois, i cili do të konkurrojë me Keylor Navas për një vend në ekipin startues.

Dhe një nënshkrimi i dytë i portierit, Andriy Lunin, do të veprojë si zgjedhje e tretë në rekomandimet e trajnerit spanjoll.

Kjo lë Casillan dhe Zidanen si alternativat e katërta, përkatësisht të pestin për portën e madrilenëve.

Casilla, ish-futbollist i Espanyolit është një ndër objektivat e ekipit të Leganesit të udhëhequr nga Mauricio Pellegrino.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Realit

Zidane, ndërkohë, kishte zgjuar interesimin e skuadrës së Juventusit, e cila më parë transferoi nga Los Blancos, Cristiano Ronaldos.

Ndryshe, Reali është i interesuar edhe për shërbimet e Eden Hazardit të Chelseat. /Telegrafi/