Site icon Telegrafi

Reali me pesë mungesa të mëdha ndaj Granadas

Real Madrid do të jetë i ‘përgjysmuar’ në ndeshjen e fundjavës në La Ligas ndaj Granadas.

“Mbretërit” janë nën presion të madh, pasi Barcelona është duke e ndjekur javë pas javë në luftë për titullin e kampionit.

Lexo po ashtu Ronaldo: Edhe unë jam nga ky planet!

Megjithatë, edhe ndeshja e ardhshme në La Liga ndaj Granadas do të jetë me presion për gjigantin madrilen pasi do të jenë me katër mungesa të mëdha.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane ka deklaruar se disa futbollistë janë kthyer nga lëndimet, por disa tjerë do të mungojnë.

Lexo po ashtu Carvajal humb sezonin pas lëndimit në LK ndaj Atleticos?

Futbollistët që do t’i mungojnë Realit janë: Pepe, Raphael Varane, Gareth Bale, Dani Carvajal dhe Cristiano Ronaldo shkaku i kartonëve.

Reali luan të shtunën në udhëtim te Granada me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version