Telegrafi

Reali me pesë mungesa ndaj Gijonit

Reali nuk do të mund të llogarisë në pesë lojtarë për duelin ndaj Gijonit.

Mbretërit e Madridit do të paraqiten në këtë takim pa Gareth Balen, i cili do të mungojë sipas të gjitha gjasave edhe në El Clasico për shkak të lëndimit në nyje.

Casemiro ka lëndim në nyje dhe është në dyshim, Kroos mungon sigurt për lëndimin në shputë, kurse Morata dhe Pepe vazhdojnë të jenë jashtë për shkak të problemeve muskulore.

Takimi zhvillohet të shtunën nga ora 16:15. /Telegrafi/