Site icon Telegrafi

Reali përgënjeshtron lajmin për Odegaard: Të gjitha rezultatet për COVID-19 janë negative

(Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Lajmi i publikuar nga programi Onda Madrid lidhur me infektimin e Martin Odegaard me coronavirus, duket të ketë qenë i pavërtetë.

Mediat spanjolle raportuan se mesfushori norvegjez ka rezultuar pozitiv në testimet e realizuara pas kthimit nga Real Sociedadi.

Mirëpo, në njoftimin zyrtar të Los Blancos thuhet se askush nga lojtarët e as nga stafi trajnues nuk ka rezultuar pozitiv.

(Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

“Klubi futbollistik i Real Madridit informon se pas testimeve për COVID-19 që janë bërë te ekipi i parë i futbollit dhe stafi trajnues, të gjitha rezultatet kanë ardhur negative”, thuhet në njoftimin e Los Blancos.

Lexo po ashtu Odegaard rezulton pozitiv me coronavirus, Reali do t’i testojë të gjithë lojtarët?

Në ndërkohë, El Chiringuito raporton se Odegaard kishte dalë fals pozitiv në testimin e parë, prandaj është ritestuar dhe pastaj ka dalë negativ. /Telegrafi/

Exit mobile version