Telegrafi

Reali përgatit 90m funte për Rooneyn

The Sun shkruan se United do t’i ofrohet kjo shumë rekorde ndërsa Rooneyt do t’i ofrojnë 250,000 funte në javë për pesë vite kontratë.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, mendohet se dëshiron ta ribashkojë Rooneyn me ish-partnerin e tij të sulmit Cristiano Ronaldo.

Po ashtu besohet se klubi spanjoll dëshiron të rikthejë në Bernabeu përzgjedhësin e kombëtares angleze Fabio Capello. /Telegrafi/