Telegrafi

Reali përballet përsëri me Elchen, tani në La Liga – formacionet zyrtare

Real Madridi ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Copa del Rey në mesjavë, pasi mposhti Elchen pas vazhdimeve 1-2.

Los Blancos do të kenë përsëri punë me Elchen, tani në La Liga ku e presin në Santiago Bernabeu.

Madrilenët në këtë takim vijnë pas fitores së fundit në kampionat 4-1 ndaj Valencias, derisa Elche ka një ecuri të mirë ku në tri ndeshjet e fundit kanë marrë shtatë pikë.

Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti synon tri pikët e radhës, derisa mysafirët kanë udhëtuar drejt kryeqytetit për të shkaktuar befasi.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Lucas, Militao, Alaba, Mendy, Casemiro, Kroos, Modric, Benzema, Vini JR, Hazard.

Elche:Badia, Gonzalez, Gumbau, Mojica, Guti, Milla, Boye, Palacios, Perez, Tete, Verdu.

/Telegrafi/