Telegrafi

Reali për tu rikthyer te fitoret ndaj Eibarit, formacionet zyrtare

Real Madridi do të jetë nikoqir i Eibarit në kuadër të javës së 31-të në La Liga.

Los Blancos vijnë në këtë takim pas humbjes në mesjavë nga Valencia me rezultat 2-1.

Kampionët në fuqi të Evropës do të kërkojnë të rikthehen te fitorja ndaj Eibarit, që në ndeshjen e kaluar i kishte mposhtur me rezultat të thellë 3-0.

Trajneri Zinedine Zidane ka publikuar formacionin titullar për këtë sfidë, duke lënë në bankën rezervë emra si Toni Kroos e Casemiro.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Navas, Odriozola, Nacho, Varane, Reguilon, Modric, Valverde, Isco, Asensio, Bale, Benzema.

Eibar: Dmitrovic, De Blasis, Ramis, Paulo Oliveira, Cote, Pedro León, Escalante, Sergio Alvarez, Joan Jordán, Cucurella, Sergi, Enrich. /Telegrafi/