Në stadiumin Polish Army, Real Madridi luan si mysafir i Shakhtar Donetskut në ndeshjen e raundit të katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Los Blancos kanë tri fitore nga po aq sfida në Grupin F dhe synojnë të kualifikohen nga pozita e parë në grup.
Ndërkaq, ekipit ukrainas do t’i mbetet të konkurrojë me RB Leipzigun dhe Celticun për vendin e dytë.
Trajnerët Igor Jovicevic dhe Carlo Ancelotti i kanë zgjedhur lojtarët që do të angazhohen nga fillimi i takimit.
Formacioni startues i Shakhtar Donetskut: Trubin; Mykhaylichenko, Bondar, Matviyenko, Konoplia; Stepanenko; Traore, Bondarenko, Sudakov, Mudryk; Zubkov
Formacioni startues i Real Madridit: Lunin; Lucas Vázquez, Nacho, Rüdiger, Mendy; Valverde, Tchouaméni, Kroos; Rodrygo, Benzema, Hazard
/Telegrafi/