Telegrafi

Reali para një udhëtimi të vështirë te Betis, formacionet zyrtare

Real Madridi do të ketë një udhëtim shumë të vështirë në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga.

Los Blancos do të përballen në Estadio Benito Villamarin me Real Betisin, skuadër që është shumë e papërshtatshme.

Vendasit janë duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, ku në tre ndeshjet e fundit kanë po aq fitore.

Betis synojnë të mos mposhten para adhuruesve të vet në mënyrë që të afrohen edhe më shumë në pikë me pozitat tre dhe katër.

Ndërkohë kryeqytetasit spanjoll kërkojnë fitoren në mënyrë që t’i afrohen Barcelonës me pikë në krye.

Formacionet zyrtare:

Betis: Bravo, Sabaly, Pezzella, Luis Felipe, Miranda, Rodriguez, William, Aitor Ruibal, Rodri, Ayoze, Iglasias.

Real Madrid: Courtois, Lucas V, Militao, Rudiger, Camavinga, Kroos, Valverde, Tchoumeni, Benzema, Vini Jr, Rodrygo.

/Telegrafi/