Telegrafi

Reali pa tre super yje kundër Sociedadit

Real Madrid do të luajë gjatë fundjavës si mysafirë i skuadrës së Real Sociedadit.

Edhe në këtë takim do të mungon Critstiano Ronaldo, i cili pësoi një lëndim kundër Villarealit.

Por, sot është konfirmuar se edhe Karim Benzema nuk do të paraqitet kundër skuadrës baske, transmeton Telegrafi.

Trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane ka vendosur ta pushoj edhe mesfushorin gjerman, Toni Kross.

Mbetet të shihet nëse Ronaldo dhe Benzema do të jenë të gatshëm të paraqiten në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, e cila do të zhvillohet gjatë javës së ardhme në stadiumin Santiago Bernabeu. /Telegrafi/