Real Madrid është skuadra e katër gjysmëfinaliste në Copa del Rey.
Los blancos kanë arritur të marrin një tjetër fitore përballë Gironas, kësaj radhe duke i mposhtur me rezultat 1-3.
Kësisoj pas 180 minutave të zhvilluara, Reali kalon në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 7-3 përballë ekipit katalunas.
Vetëm pas 27 minutave lojë Reali kaloi në epërsi me anë të Karim Benzemas që shënoi pas asistimit nga Carvajal.
Dy minuta para fundit të pjesës së parë Benzema shënoi edhe njëherë për 2-0.
Me epërsinë prej dy golave, Mbretërit shkuan në pushim prej 15 minutash.
Në pjesën e dytë Girona arriti të ngushtonte përkohësisht epërsinë falë golit të shënuar nga Porro në minutën e 71-të.
Por pesë minuta më vonë, mesfushori i talentuar i Los Blancos, Marcos Llorente shënoi për 3-1.
Kësisoj Reali kalon në gjysmëfinale të Copa del Rey, falë dy ndeshjeve spektakolare në çerekfinale ndaj Gironas.
Tri skuadrat tjera gjysmëfinaliste janë Barcelona, Real Betis dhe Valencia. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=mlERPIa0AFo