Real Madrid do të mundohet të shijojë fitoren e parë para shikuesve të vetë në sezonin e ri të La Ligas.
Në tri sfidat e gjertanishme, madrilenët kanë barazuar në dy raste dhe njëherë kanë pësuar humbje.
Los Blancos do të takohen gjatë ditës së nesërme me skuadrën e papërshtatshme të Espanyolit.
Por, kampioni spanjoll nuk do ta ketë në dispozicion futbollistin uellsian, Gareth Bale, i cili ka pësuar një lëndim në fitoren kundër Borussia Dortmundit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Mediat spanjolle raportojnë se trajneri Zinedine Zidane nuk dëshiron të rrezikoj me lojtarin, i cili ka tërhequr muskujt në triumfin 3-1 kundër gjermanëve.
Ndryshe, Bale ishte protagonist në takimin me Dortmundin duke realizuar një supergol. /Telegrafi/
Gareth Bale that is class 🔥
A superb finish from the Welshman!
He now has more #UCL goals (15) than Zidane and Ronaldo (14). pic.twitter.com/5zjtfCJAZJ
— Football on TNT Sports (@footballontnt) September 26, 2017