Jose Mourinho ka folur me përfaqësuesit e Real Madridit për një rikthim në fund të këtij sezoni.
I shkarkuar nga ana e skuadrës së Manchester Unitedit para Krishtlindjeve, portugezi po përfolet se do të marr drejtimin e Los Blancos.
Santiago Solari aktualisht është trajner i madrilenëve, por që nuk ka arsyetuar besimin e dhënë dhe se nuk pritet të mbetet ende në këtë post.
Drejtori i përgjithshëm i Okdiario, Eduardo Inda, duke folur në El Chiringuito, la zbuluar se ‘mbretërit’ i kanë bërë një ofertë të lartë trajnerit.
“Real Madridi ka hulumtuar në mënyrë indirekte nënshkrimin e Mourinhos, i cili do të fitojë 18 milionë euro neto për sezonin”.
“E vetmja gjë është se trajneri portugez ka vënë dy kushte: të bëjë disa largime në skuadë dhe të ketë kompetenca të plota për të bërë atë që dëshiron në fushën e sportit. Mourinho mezi po pret që të rikthehet”.
“Nëse Mou kthehet në Real Madrid, asistent i Mourinhos dhe trajner i dytë do të jetë Xabi Alonso. Me këtë të fundit trajneri ka marrëdhënie të jashtëzakonshme”, tha ai.
Ndryshe, Massimilliano Allegri si dhe Mauricio Pochettino janë përfol si emrat të tjerë që mund ta marrin drejtimin e skuadrës spanjolle. /Telegrafi/