Telegrafi

Reali ofron 60 milionë për treshen e Liverpoolit

Sipas Sport, Reali është në kërkim të dyshes së mesfushës Javier Mascherano dhe Xabi Alonso, së bashku me mbrojtësin Alvaro Arbeloa.

Sidoqoftë, oferta ende është larg vlerës që kërkon Rafa Benitez, i cili i vlerëson Mascheranon dhe Alonson në kuotën e 35 milionëve dhe Arbeloan me 8 milionë funte.

Benitez tashmë ka refuzuar një ofertë të veçantë të Realit prej 3 milionë funtesh për Arbeloan.