Telegrafi

Reali ofron 30 milionë euro për De Rossin

“Marca” shkruan se Los Blancos kanë kontaktuar me Giallorossët për të realizuar planin rezervë të presidentit Florentino Perez, nëse dështon transferimi i Xabi Alonsos nga Liverpooli.

Redsat kërkojnë 47 milionë euro për mesfushorin spanjoll, ndërsa nëse kjo shifër nuk zvogëlohet, atëherë Merengues mendojnë se De Rossi është lojtari që mund të përshtatet me superyjet e sapotransferuar: Kaka, Ronaldo dhe Benzema.