Real Madrid si duket është i vendosur që të transferojë një sulmues qendror në verë.
Emri më i ri në listën e ‘Los Blancos’, është ai i sulmuesit paraguaian, Antonio Sanabria.
Sanabria është i huazuar tek Sporting Gijon nga Roma dha ka shkëlqyer këtë edicion në La Liga duke shënuar 10 gola.
Ish-sulmuesi i Barcelonës ka kontratë me Romën deri në vitin 2019, ndërsa Reali ka kontaktuar klubin italian për ta pyetur rreth transferimit të Sanabrias.
Mediat italiane kanë raportuar se ‘Los Blancos’, kanë ofruar 20 milionë euro, ndërsa për të në garë është futur edhe Atletico Madrid. /Telegrafi/