Telegrafi

Reali nuk do ta lejoj largimin e Modricit as pas pensionimit të kroatit

Luka Modric nuk do të largohet nga Real Madridi as pas fundit të kontratës së tij.

Mesfushori kroat është pjesë e gjigantit spanjoll që nga vera e vitit 2012 dhe ka kontratë me Los Blancos deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Por te Real Madridi ende nuk e dinë nëse kroati do të vazhdojë të luaj edhe pas 30 qershorit të vitit 2023 apo di t’i jap fund karrierës së tij.

Drejtuesit e klubit madrilen i kanë bërë të qartë Modricit se e duan në klub pas pensionimit të tij.

Ende nuk dihet roli që do ta marrë kroati te Los Blancos, por një gjë e tillë do të vendoset në fund të karrierës së tij.

Gjithsesi tani i mbetet 36-vjeçarit të vendos nëse do të pensionohet për të marrë një rol drejtuesi në klub, por kontrata e tij mund të vazhdohet edhe për një vit tjetër nëse ai është në formë të mirë. /Telegrafi/