Telegrafi

Reali nuk lejon largimin e Gagos

Gago, përmes agjentit të tij, i ka bërë të ditur menaxherit gjeneral Jorge Valdano se ai dëshiron të largohet nga Reali këtë muaj.

Por Marca shkruan se Gago është informuar se ai është një lojtar i nevojshëm, veçanërisht pasi Mahamadou Diarra është larguar për qenë pjesë e kombëtares së Malit në Kupën Afrikane të Kombeve në Angola./Telegrafi/