Real Madrid ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 34-të të La Ligas spanjolle për të mbetur hije e Atletico Madridit dhe Barcelonës, të cilat kanë një pikë më tepër se madrilenët.
Reali para shikuesve të vetë në Santiago Bernabeu kundër Villarrealit me rezultat prej 3:0.
Megjithëse përgjatë 45 minutave të para skuadra e trajnerit Zinedine Zidane dominoi, madrilenët arritën të realizonin vetëm një gol.
Ishte sulmuesi francez, Karim Benzema, ai i cili shënoi me kokë në golin e zbrazët në minutën e 40-të pas harkimit të Cristiano Ronaldos.
Mbretërit nuk u ndalën me kaq, pasi që realizuan edhe dy gola në pjesën e dytë, raporton Telegrafi.
Ishte Lucas Vasquez, ai i cili u përkujdes për të dyfishuar epërsinë e Real Madridit. Pas një solo aksioni, sulmuesi i krahut ka shënuar në të 68-të minutë të takimit, përkatësisht golin e 100 të Realit në këtë sezon në ligën spanjolle.
Golin e tretë të mbretërve e shënoi Luka Modric. Danilo harkoi në zonën e rreptësisë, ku mesfushori kroat u gjend më së miri dhe shënoi nga afërsia 14 minuta para përfundimit të derbit.
Në vazhdim të ndeshjes vendasit e kërkuan edhe golin e katërt, por mbrojtja e “Nëndetëses së verdhë” u tregua më e vëmendshme dhe kështu, takimi përfundoi 3:0 për Realin.
Pas kësaj fitore, Reali zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare spanjolle me 78 pikë, përkatësisht një më pak se Barca e Atletico. /Telegrafi/