Real Madridi i është kthyer fitores në La Liga pas humbjes ndaj Espanyolit, këtë herë fituan kundër Getafes me rezultat 3-1.
Los Blancos kontrolluan lojë dhe për ta ishin një fitore e merituar.
Golin e parë në takim e shënoi Gareth Bale në minutën e 24 pas asistimit nga Isco. Ndërsa në minutën e 45-të një gol të bukur e shënoi Cristiano Ronaldo dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.
E dyta filloi Lic Remy me kartonin e dytë të verdhë dhe francezi lëshoi fushën në minutën e 47-të.
Në minutën e 64 Nacho ndërhyri në zonë ndaj Mario Melerno Lopezit dhe nga pika e bardhë nuk gaboi Francisco Portillo.
Golin e qetësisë e shënoi Ronaldo në minutën e 78-të pas një goditje të bukur me kokë.
Pas kësaj fitore Reali vazhdon në vendin e tretë me 54 pikë, shtatë pikë më pak se Atletico në pozitën e dytë dhe katër më shumë se Valencia që renditet e katërta.
Getafe renditet në vendin e dhjetë me 36 pikë, ndërsa në xhiron e 28 luajnë kundër Levantes, ndërsa Los Blancos udhëtojnë te Eibari.
Për skuadrën e Zinedine Zidanes pikë nga ky nuk kanë aq shumë rëndësi, sa fakti që fitorja është një motiv shtesë para ndeshjes kthyese ndaj PSG-së në Paris.
Ndeshja e kthimit luhet me 6 mars, por vlen të theksohet se e para ka përfunduar 3-1 në të mirë të Realit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nwKlhHkbIVk