Telegrafi

Reali nuk është i interesuar për Ibrahimovicin

Këtë e ka bërë të njohur drejtori sportiv i Los Blancos, Jorge Valdano, i cili veç tjerash ka mohuar edhe interesimin për sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Forlan.

“Është spekuluar se dëshirojmë shërbimet e Ibrahimovicit dhe Forlanit, mirëpo këto nuk janë të vërteta”.

“Ende jemi në kërkim të një sulmuesi, kemi dy ose tri alternativa, mirëpo asnjëra alternativë nuk është sulmuesi i Interit ose ai i Atletico Madridit”, ka thënë Valdano për “Radio Marca”.