Telegrafi

Reali lider i koeficientëve të UEFA-s

Real Madridi është në vendin e aprë në ranglistën e koeficientëve të UEFA-s të publikuar para shortit të së premtës.

Los Blancos me prezencën e tyre në çerekfinale për sezonin e gjashtë radhazi janë në krye të listës me 153, 435 pikë, teksa Barcelona ka 152,542 pikë, ndjekur nga Atletico Madrid me 133, 542 pikë.

Reali është në krye të kësaj rangliste nga viti 2013/2014, ku ata edhe ngritën trofeun e dhjetë të Ligës së Kampionëve, të njohur si La Deciman.

Bayerni është në top pesshe bashkë me Chelsean, edhe pse këta të fundit u eliminuan herët nga PSG në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/