Real Madridi ka nxjerrë vetëm një barazim (2-2) në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Villarrealit, edhe pse një kohë të gjatë e pati epërsinë.
Rezultati u zhbllokua pas katër minutash lojë me golin e Santi Cazorlas, i cili pas një asistimi nga Samuel Chukwueze, i kaloi vendasit në epërsi.
Mirëpo, reagimi i mysafirëve ishte i shpejtë. Pas një harkimi të Lucas Vasquez, Karim Benzema shënoi me kokë (7’).
Raphael Varane e përmbysi rezultatin (20’) me golin e shënuar pas harkimit të Toni Kroos nga gjuajtja e lirë.
Në vazhdim, Luka Modricit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, ndër Los Blancos shkuan në pushim me epërsi.
Angazhimi i nikoqirëve në pjesën e dytë, u shpagua me golin e barazimit, të cilin e shënoi sërish Santi Cazorla (82’) falë harkimit nga Pablo Fornals.
Me pikën e fituar, Real Madridi qëndron në vend të katërt në tabelë, me shtatë pikë prapa liderit Barcelona.
Villarreali ka dalë nga zona e rrezikut dhe tash pozicionohet në vend të 17-të me pikë të barabarta me Athletic Bilbaon që pozicionohet një vend më poshtë.
Los Blancos luajnë kundër Real Sociedadit në ndeshjen e radhës, derisa Nëndetësja e Verdhë është mysafir i Eibarit. /Telegrafi/