Telegrafi

Reali nuk dëshpëron në Bernabeu, triumfon kundër Sevillas

Luka Modric ndaj Sevillas (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Përkundër se Real Madridi po kalon në një periudhë me shumë lëndime të lojtarëve, Los Blancos arritën fitore 2-0 në Santiago Bernabeu ndaj Sevillas në La Liga.

Skuadra nga Madridi ishte dukshëm më e mirë, duke e shfrytëzuar kështu formën e dobët që po kalonin mysafirët.

Ishte Venicius Junior (6′) ai që kishte rastin e parë në ndeshje, ndërsa për mysafirët rrezikoi Sergio Escudero (22). Në vazhdim nuk kishte raste serioze për gol dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Vinicius Junior në tentim për të dribluar Simon Kjaerin e Sevillas (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Edhe pjesa e dytë filloi me një rast nga Vinicius (52′),  pastaj Luka Modric (58′) dhe Daniel Ceballos (67′).

Pas rasteve erdhi dhe goli, ishte Casemiro që shënoi në minutën e 78-të një gol të bukur , por kjo nuk ishte e gjitha. Luka Modric shënoi për rezultatin përfundimtar 2-0 në minutat shtesë.

Luka Modric gjatë një momenti të ndeshjes kundër Sevillas (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Reali ngjitet në vendin e tretë në La Liga me 36 pikë, ndërsa Sevilla renditet në vendin e katër me 33 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Santiago Solarit është kundër Espanyolit, ndërsa Sevilla ndaj Levantes. /Telegrafi/