Site icon Telegrafi

Reali një ndeshje larg rekordit të Barcelonës

Real Madrid ka triumfuar kundër Sevillas me rezultat 3-0 në kuadër të Copa del Rey.

Kjo fitore ka bërë që madrilenët t’i afrohen edhe më tepër një rekordi të rivalit të përbetuar Barcelonës.

Lexo po ashtu Reali rrugës për në çerekfinale të Kupës (Video)

Në fakt, kjo ishte ndeshje e 38 pa humbje e Los Blancos dhe është vetëm një ndeshje larg rekordit të kampionit spanjoll.

Kjo e fundit mban rekordin me 39 ndeshjeve pa humbje, ndërsa kampionët e botës mund ta barazojnë në ndeshjen e ardhshme ndaj Granadas. /Telegrafi/

Exit mobile version