Me një paraqitje të jashtëzakonshme, Real Madridi e ka mposhtur Mallorca në Santiago Bernabeu me rezultat 6-1.
Zhvillohej minuta e tretë e ndeshjes, kur Karim Benzema shfrytëzoi një gabim të ekipit mysafir për ta nisur serinë e golave.
Në minutën e 24, Marco Asensio e dyfishoi epërsinë dhe shënoi golin e tij të parë në këtë takim. Menjëherë pas, mysafirët e shënuan atë që njihet si goli i nderit përmes Kang-In Lee (25’).
Nuk zgjati shumë dhe Asensoi shënoi golin e dytë personal (29’), pas asistimit nga Karim Benzema dhe me rezultat 3-1 skuadrat shkuan në pushim.
Benzema ia doli të realizonte me të filluar pjesa e dytë, por goli u anulua pas konsultimit të VAR-it. Mirëpo, aty ishte Asensio për ta kompletuar het-trikun (55’), derisa francezi ishte serish asistues.
Karim Benzema e gjeti përsëri golin në vazhdim të ndeshjes (78’), derisa Isco e vendosi rezultatin përfundimtar (84’).
Real Madridi është lider i La Ligas me dy pikë më shumë se Atletico Madridi, ndërsa për Mallorcan kjo ishte humbja e dytë, pas dy fitoresh dhe dy barazimesh. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rQAsJZ2G0Cs
https://www.youtube.com/watch?v=ZFAe1GSbS1Y
https://www.youtube.com/watch?v=rQAsJZ2G0Cs
https://twitter.com/DoctorT_RM_/status/1440792984870522882
https://twitter.com/Madridholic07/status/1440786984117555206
The last time, #Asensio got such an applause was probably in Supercopa 2017?
What a game, what a transition from a winger to a CM – like Di María once. pic.twitter.com/diL4RMC3Je— Nils Kern (@nilskern17) September 22, 2021