Telegrafi

Reali nënshtrohet nga Sevilla

Andre Silva (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Sevilla ka regjistruar fitore bindëse prej 3-0 përballë Real Madridit në ndeshen e xhiros së gjashtë na La Liga.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 17-të të ndeshjes së zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan me golin e Andre Silvas.

Vetëm katër minuta më pas (21’), i njëjti futbollist e dyfishoi epërsinë duke i vënë në vështirësi Los Blancos.

Një tjetër gol për andaluzianët e realizoi Wissam Ben Yedder dhe me avantazh prej tre golash vendasit shkuan në pushim.

Në fraksionin e dytë nuk pati gola, ndërsa Mbretërit nuk arritën të bënin asgjë për t’i ndryshuar gjërat.

Kjo humbje e lë Real Madridin në vend të dytë në tabelë me 13 pikë, aq sa ka edhe Barcelona që po ashtu pësoi në këtë xhiro nga Leganes.

Sevilla është ngritur në vend të katërt në tabelë me 10 pikë, tri më pak se dy liderët e kampionatit spanjoll.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos në La Liga është derbi lokal kundër Atletico Madrid. Skuadra andaluziane luan si mysafir i Eibarit. /Telegrafi/