Telegrafi

Reali në sfidën ndaj Vallecanos – formacionet zyrtare

Në Santiago Bernabeu zhvillohet ndeshja e javës së 36-të në La Liga ndërmjet Real Madridit dhe Rayo Vallecanos.

Los Blancos ndodhen në vend të tretë në renditjen tabelare dhe e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ashtu që nuk kanë ndonjë objektiv real në këtë sfidë.

Vallecano është akoma matematikisht në garë për një vend në Ligën e Evropës dhe do të përpiqet të marrë sa më shumë pikë.

Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Andoni Iraola i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Rudiger, Alaba, Nacho; Camavinga, Modric, Kroos; Valverde, Benzema, Rodrygo. 

Formacioni startues i Rayo Vallecanos: Dimitrievski; Balliu, Lejeune, Catena, F. Garcia; Comesana, Valentin; Palazon, Lopez, A. Garcia; Camello.


/Telegrafi/