Telegrafi

Reali në ndjekje të ‘Messit brazilian’

Sipas Marca, braziliani është vetëm 18 vjeçar dhe ka tërhequr interesimin e shumë klubeve të mëdha. Reali është në ndjekje të tij që prej vitit 2007 kur Emilio Butragueno ia sugjeroi Florentino Perezit gjatë mandatit të parë të tij si president.

Stili i lojës së Neymar tashmë është duke u krahasuar me atë të Messit, ndoshta për shkak të mënyrës se si driblon me top duke e bërë atë t’i ngjitet në këmbë dhe për aftësinë e tij që të kalojë kundërshtarët në duelet një në një. /Telegrafi/