Telegrafi

Reali në mbështetje të Vilanovas

Në nëntorin e vitit të kaluar, 44-vjeçari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në gjëndrën pështymore pranëveshore, por duket se problemi është kthyer, ndërsa Mbretërit i kanë dalë në mbështetje trajnerit të rivalit më të madh të tyre.

“Real Madridi dëshiron të shprehë mbështetjen, dashurinë dhe dhembshurinë për trajnerin e Barcelonës, Tito Vilanova dhe shpreson që ai të shërohet sa më shpejtë”.

“Klubi futbollistik i Real Madridit shtrin këtë mbështetje edhe për klubin tuaj dhe familjen”, thuhet në komunikatën e Los Blancos. /Telegrafi/