Telegrafi

Reali në krye me CR7 turpëron Celtan (Video)

Real Madridi ka arritur fitore të thellë ndaj Celta Vigos me rezultat 7-1.

Los Blancos e dominuan këtë ndeshje, ndërsa mysafirët përveç golit nuk arritën të tregonin asgjë.

Edhe pse kjo ndeshje ishte një festival golash, në pjesën e parë shënoi vetëm Pepe në minutën e 41-të, ku edhe kaloi vendasit në epërsi.

Pjesa e dytë erdhi me katër gola të njëpasnjëshëm të Cristiano Ronaldos në minutat 50’, 58’, 64’ dhe 76’. Ndërsa golat e fundit erdhën nga Jese (77’) dhe Gareth Bale (81’).

Goli i vetëm nga Celta erdhi në minutën e 62-të nga Iago Aspas, por ishte një gol klasi.

Pas kësaj fitore Reali vazhdon në pozitën e tretë me 57 pikë, ndërsa Celta në të gjashtën me 42 pikë. Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Las Palmas. /Telegrafi/

Reali në epërsi me golin e Pepes.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016

2-0: Komentet për këtë gol po ua lejmë juve. Shijojeni Shënon: Cristiano Ronaldo 🙂

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016

3-0: Tjetër gol fantastik nga CR7, këtë herë nga gjuajta e lirë.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016

4-1: Het-trik nga CR7 🙂

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016

1-3: Super gol nga Iago Aspas.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016

5-1: Poker nga Ronaldo. :O

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016

6-1: Gol i bukur nga Jese.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016

7-1: Edhe Bales i vjen radha të shënon ndaj Celtas.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016