Telegrafi

Reali në kërkim të Tevezit

News of the World njofton se, përkundër që Tevez arriti sezonin e kaluar te City, ai nuk është aspak i kënaqur me pagën e tij dhe kërkon që në kontratën e re të fitojë nga 160 mijë funte në javë me ç’rast do të barazonte rekordin e Robinhos.

Reali është duke vuajtur për tituj dhe është vënë në kërkim të sulmuesve. Me Rooneyn që do të qëndrojë tek United, menjëherë gjiganti spanjoll ka përqendruar vëmendjen te sulmuesi argjentinas, të cilin po e vështron edhe Jose Mourinho i Interit.

Këtë sezon, Tevez ka shënuar 28 gola në fanellën e Manchester Cityt. /Telegrafi/