Villarreali ka kaluar në epërsi kundër Real Madridit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 në La Liga.
Skuadra vendase e nisi mirë pjesën e dytë duke arritur ta gjente rrjetën në dy raste të shpejta.
Manuel Trigueros u gjet më së miri në zonë për të shënuar golin e parë për ekipin e tij (50′).
Cedric Bakambu ishte futbollisti që e dyfishoi epërsinë për Villarrealin (56’). /Telegrafi/