Real Madridi është ndalur në barazim 1-1 në udhëtim te Rayo Vallecano.
Vetëm pas tre minutash lojë Los Blancos kanë zhbllokuar këtë ndeshje, kur Joselu realizoi për 0-1 falë një asistimi nga Federico Valverde.
Megjithatë epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se deri në minutën e 27-të.
Hey Jude, @BellinghamJude 🫲🫱 pic.twitter.com/GtrWOfTEqw
— LALIGA English (@LaLigaEN) February 18, 2024
Eduardo Camavinga luajti me dorë në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti, derisa i saktë nga pika e bardhë ishte Raul de Tomas për 1-1..
Me rezultatin baras 1-1 u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.
𝐑𝐃𝐓 ⚡️ pic.twitter.com/iWUY5gvfQi
— LALIGA English (@LaLigaEN) February 18, 2024
Edhe pjesa e dytë i takoi madrilenëve që krijuan më shumë raste shënimi.
Megjithatë përkundër disa rasteve ata nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë dhe ndeshja u mbyll baras 1-1
Reali vazhdon të mbetet lider i vetëm në La Liga me 62 pikë, gjashtë më shumë se Girona që ka një ndeshje më pak dhe tetë më shumë se Barcelona.
Ndeshjen e ardhshme Reali e luan në Santiago Bernabeu përballë Sevillas, derisa Rayo Vallecano përballet në udhëtim me Gironën. /Telegrafi/