Real Madridi nuk ka arritur të shënojë fitore kundër Villarrealit në Santiago Bernabeu, por është dashur të kënaqet me një barazim (1-1).
Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrë tejet ofensive duke kërkuar që të realizonin nga minuta e parë.
Mirëpo, përkundër përpjekjeve dhe rasteve të shumta, Los Blancos nuk e gjetën rrjetin pas 45 minutave të para.
Për më keq ata pranuan gol. Sergio Ramos shkaktoi penalti, ndërsa Bruno Soriano ishte fantastik nga pika e bardhë (45’).
Me të filluar pjesa e dytë, mbrojtësi spanjoll e përmirësoi gabimin e tij duke e barazuar rezultatin (48’).
Tentativat e Mbretërve deri në mbyllje të sfidës për të shënuar, rezultuan të pasuksesshme dhe takimi përfundoi baras.
Në këtë mënyrë, Real Madridi u ndal për herë të parë në këtë sezon, pasi në katër xhirot e mëparshme kishte njohur vetëm fitore. /Telegrafi/
https://youtu.be/l2vuqz_irTs
https://www.youtube.com/watch?v=aurwKrdc_fI